Kolegët nga Mali i Zi na kthejnë vizitën dhe ne i qerasim me një Maratonë vrapi! 🏃 😂 🏃♂️✨ Stërvitja për një maratonë këtë vit nuk ka në fokus vetëm kilometrat, por ndërtimin e lidhjeve midis kolegëve! Si pjesë e sinergjisë së filialeve, ky udhëtim nuk është vetëm personal; është një shans për t'u lidhur, bashkëpunuar dhe brohoritur për njëri-tjetrin. Kolegu ynë nga filiali i OTP Bank në Malin e Zi Dusan Markovic përgatitet për të marrë pjesë në garën 21 kilometra dhe shpresojmë shumë të renditet në vendet e para. 💪 🏅💼 #otpbankalbania #runforgratness #MarathonTraining #TeamSpirit #SynergyInMotion
About us
Misioni ynë është të zbulojmë, mirëpresim, zhvillojmë dhe mbështesim anën më të mirë të gjithësecilit. Vizioni ynë është të renditemi ndër bankat e para për nga madhësia dhe cilësia dhe të bëhemi banka së cilës tregu i referohet në termat e cilësisë së shërbimit, produkteve dhe zgjidhjeve inovative. OTP Bank Albania eshte pjese e Grupit Hungarez OTP, i cili është grupi bankar me rritje më të shpejtë në Evropën Qendrore dhe Lindore, me njohuri unike për rajonin dhe një angazhim të qëndrueshëm ndaj tij. Me integritet dhe vendosmëri Grupi OTP po punon për të ndihmuar zhvillimin e rajonit të Evropës Qendrore dhe Lindore e për t'u bërë motori i rritjes së kontinentit. Ne si grup, përpiqemi të ofrojmë shërbime të shkëlqyera financiare përmes inovacionit digjital, Inteligjencës Artificiale dhe njohurive të drejtuara nga të dhënat. Ne shfrytëzojmë sinergjitë brenda grupit tonë dhe veprojmë si shtytës i transformimit digjital të rajonit. OTP Group është një punëdhënës evropian gjithëpërfshirës, i larmishëm dhe progresiv. Ne fokusohemi në zhvillimin e kolegëve tanë për të rritur kapitalin tonë intelektual për të mirën e ekipeve, klientëve dhe partnerëve tanë. Ne zhvillojmë programe të edukimit financiar në të gjithë grupin, ndërkohë që punojmë për të mundësuar zhvillim të qëndrueshëm në të gjithë rajonin. Me përkushtim dhe ekspertizë, ne përdorim burimet tona financiare dhe teknologjike për t'i shërbyer klienëve, partnerëve dhe punonjësve. Ne kemi atë që duhet për ta realizuar.
- Website
-
https://otpbank.al/
External link for OTP Bank Albania
- Industry
- Banking
- Company size
- 501-1,000 employees
- Headquarters
- Tirana, Albania
- Type
- Privately Held
- Founded
- 2004
Locations
-
Primary
Bulevardi Dëshmoret e Kombit
Kulla 1, Kati 9
Tirana, Albania 1001, AL
Employees at OTP Bank Albania
Updates
-
🏃♀️✨ Stërvitja për maratonën këtë vit ka një kuptim të veçantë! Kur u pyet për qëllimin e saj të sivjetshëm, kolegia jonë Nertila Korcari u përgjigj me pasion: "Për shkak të bashkëpunimin tonë me Save the Children in Albania dhe si një mesazh për të gjithë fëmijët në nevojë”. 💖 Këtë vit çdo hap që hedhim në këtë garë nuk është vetëm për ne; është një kujtesë për të gjithë ata që përballen me sfida. Së bashku, ne mund të mbështesim fëmijët në nevojë dhe të frymëzojmë qëndrueshmëri në çdo zemër. Na ndiqni në këtë udhëtim vendosmërie dhe shprese ndërsa vrapojmë për një kauzë që ka rëndësi! 🏅 ✨ #otpbankalbania #runforgratness #MarathonTraining #NeverGiveUp #RunForACause
-
OTP Bank Albania reposted this
#1ditëpabankën Ndaloni një moment dhe mendoni: Si do të ishte jeta juaj pa ndihmën e bankave? 🏦 Sa e vështirë do të ishte përditshmëria juaj? Ju sfidoj ta provoni 🙋🏼♀️
-
🏃♂️💪 Pjesëmarrja në Maratonën e Tiranës është më shumë sesa thjesht të vraposh; ka të bëjë me ndjekjen e qëllimeve që kanë rëndësi! Në këtë video, kolegu ynë Ledian Nebiu, ndan me ne qëllimin e tij të sivjetshëm: “për të përmirësuar shëndetin”. Vrapi na afron me një mënyrë jetese më të shëndetshme dhe një version më të mirë të vetes. Nuk ka të bëjë vetëm me kalimin e vijës së finishit; ka të bëjë me transformimin që ndodh gjatë rrugës. Pavarësisht nëse po vraponi për fitness, qartësi mendore ose sfida personale, çdo hap ka rëndësi! Cili është qëllimi juaj këtë vit? Le të frymëzojmë njëri-tjetrin për të vazhduar përpara! ✨ #otpbankalbania #runforgratness #MarathonTraining #HealthGoals
-
Na dërgo aplikimin tënd deri më 31 tetor. 👉 https://lnkd.in/ejAYKzaY Të mirëpresim! 😃 #OTPBankAlbania #meantforgreatness #hiring
-
OTP Bank Albania reposted this
Partnerët që na mbështesin në çdo hap. Banka juaj është hapi i parë nga ku dëshirat tuaja marrin jetë. #aab #sektoribankar
-
🏃 Kolegia jonë Ilda Jongari stërvitet fort për këtë Maratonë të Tiranës për t’u përmirësuar vit pas viti – dhe për t’ia kaluar kolegëve 😂🏅sepse në fund fare pak konkurrencë është e shëndetshme? Na ndiqni në këtë garë teksa stërvitemi, shtyjmë kufijtë tanë dhe përpiqemi për të nxjerrë në pah më të mirën tonë, ndërkohë që kënaqemi me miqtë! ✨ #otpbankalbania #runforgratness #MarathonTraining #TeamSpirit #FriendlyCompetition #RunWithFriends
-
Edhe këtë vit, ekipi i OTP Bank Albania i bashkohet me krenari Maratonës së Tiranës në mbështetje të mirëqenies së fëmijëve. 🏃🏻♂️ Në bashkëpunim me 🤝 Save the Children in Albania, vrapojmë jo vetëm për të sfiduar veten, por edhe për impaktuar pozitivisht në jetët e atyre që kanë nevojë. 👏 Nëse të zë syri bluza të gjelbra këtë të diel, jemi ne që vrapojmë për një synim të përbashkët. 💚 Mbi 50 kolegë nga OTP Bank Albania do të marrin pjesë në garën më të madhe të vrapit për të mbështetur mirëqenien e fëmijëve e sigurisht, për të sfiduar veten. 🏃♀️🏃 Do të jemi aty, në datën 20 tetor për të mbështetur atletët tanë. 💪 #OTPBankAlbania #TimeToGrow #TiranaMarathon2024
-
Ishte kënaqësi e madhe të mirëprisnim kolegët tanë nga 11 filialet e Grupit OTP në Workshopin Ligjor të mbajtur në Tiranë, më 3 tetor 2024. Jemi jashtëzakonisht krenarë që OTP Bank Albania po përzgjidhet për të disatën herë si organizatore dhe mikpritëse e aktiviteteve ndërkombëtare të Grupit OTP. Ky workshop krijoi sinergji mes profesionistëve të fushës ligjore nga gjithë grupi, duke ndihmuar në ndarjen e njohurive dhe përvojave për të adresuar sfidat ligjore që na presin në të ardhmen. Përvoja e pjesëmarrësve u pasurua më tej me eksplorimin e disa prej pikave më të bukura turistike të Tiranës, duke ndarë historinë dhe kulturën tonë me kolegët ndërkombëtarë. Faleminderit kolegëve nga OTP Bank Magyarország, OTP banka Srbija, OTP banka, Slovenija, CKB bank, DSK Bank, OTP Bank (Russia), IPOTEKA-BANK, OTP banka Hrvatska, OTP Bank, Moldova për pjesëmarrjen dhe Grupit OTP për besimin e treguar në organizimin e këtij eventi. Së bashku për një të ardhme të fortë dhe të qëndrueshme! 🌍💼 #OTPGroup #OTPBankAlbania #LegalSummit
-
Mos hezito të aplikosh! 👉 https://lnkd.in/eUJqW3Sk Të mirëpresim! 😃 #OTPBankAlbania #meantforgreatness #hiring