KOSTT

KOSTT

Electric Power Transmission, Control, and Distribution

About us

Established on 1 July 2006, KOSTT J.S.C is a public company, the shareholder of which is the Republic of Kosovo, through the Ministry of Economic Development. KOSTT J.S.C. operates under two licenses issued by the Energy Regulatory Office (ERO). According to the licenses held as the Transmission System Operator and Electricity Market Operator, KOSTT is responsible for: According to the licenses for Transmission System Operator and Electricity Market Operator, KOSTT is responsible for: • Planning, operation, maintenance and development of Kosovo’s electricity transmission system • Efficient, economic and coordinated operation of the transmission system, including cross-border flows • Balancing of the system • Provision of non-discriminatory access for transmission system users • Encouraging efficient competition in electricity generation and supply • Encouraging economic efficiency in applying Market Rules and performance of activities in compliance with the Market Rules • Administration of a centralized electricity market in Kosovo • Management of the final settlement processes. KOSTT J.S.C. manages the Transmission System of the Republic of Kosovo, by operating high voltage assets of 400 kV, 220 kV , 110 kV and medium voltage level assets of 35 kV, 10 (20) kV.

Industry
Electric Power Transmission, Control, and Distribution
Company size
201-500 employees
Headquarters
Prishtina
Type
Public Company
Founded
2006

Locations

Employees at KOSTT

Updates

  • View organization page for KOSTT, graphic

    2,491 followers

    🔶𝐊𝐎𝐒𝐓𝐓 𝐚𝐧𝐠𝐚𝐳𝐡𝐨𝐧 𝐤𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐧ë 𝐦𝐞 𝐫𝐞𝐧𝐨𝐦𝐞 𝐚𝐦𝐞𝐫𝐢𝐤𝐚𝐧𝐞 𝐀.𝐓 𝐊𝐞𝐚𝐫𝐧𝐲 𝐩ë𝐫 𝐫𝐢𝐬𝐭𝐫𝐮𝐤𝐭𝐮𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐚𝐭𝐢𝐯 𝐭ë 𝐧𝐝ë𝐫𝐦𝐚𝐫𝐫𝐣𝐞𝐬 Jemi të lumtur të njoftojmë se pas përfundimit me sukses të një procesi të hapur konkurrues të prokurimit publik, KOSTT ka nënshkruar ✍sot kontratën me kompaninë e njohur amerikane botërore të konsulencës për menaxhim, A.T. Kearney, për të na udhëhequr nëpër një fazë të rëndësishme të ristrukturimit organizativ të ndërmarrjes. A.T Kearney është një kompani udhëheqëse globale e konsulencës së menaxhimit me më shumë se 5,700 punonjës që punojnë në më shumë se 40 vende të botës. Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm përpara ndërsa ne punojmë për të përmirësuar efikasitetin tonë operacional, për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve tona dhe për të forcuar rolin tonë në sektorin e energjisë. Gjatë takimit që Kryeshefi Ekekutiv i KOSTT mbajti me përfaqësuesit e kompanisë, i informoi partnerët e angazhimit me misionin, vizionin dhe objektivat strategjike të ndërmarrjes, përfshirë edhe pritjet e stafit dhe zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë⚡ të cilat do të jenë determinuese gjatë ristrukturimit organizativ. Kryeshefi Ekzekutiv theksoi po ashtu edhe nevojën tashmë të përsëritur për përshtatje organizative të ndërmarrjes me synimin për të ofruar më të mirën për qytetarët, si konsumatorë fundor. Ky process ka për synim të përgatis ndërmarrjen drejt synimit të saj për anëtarësim të plotë në ENTSO-E dhe organizatat tjera ndërkombëtare të energjisë, të përshtatë operacionet e ndërmarrjes me ndryshimet ligjore dhe rregullative, dhe ambientin e biznesit, gjithnjë duke synuar për të qenë lider dhe konkurrues në treg. Ky proces do të udhëhiqet nga parime të qarta, transparencë, dhe do të përfshijë hisedarët e ndërmarrjes. Së bashku me ekspertizën e konzoricumit të udhëhequr nga A.T. Kearny & Abkons Albania, të ndihmuar edhe nga ekipet tona profesionale, ne jemi të përkushtuar në zbatimin e zgjidhjeve inovative që do ta pozicionojmë KOSTT-in për sukses dhe rritje afatgjatë jo vetëm në vend por edhe në rajon dhe më gjerë.

    • No alternative text description for this image
    • No alternative text description for this image
    • No alternative text description for this image
  • View organization page for KOSTT, graphic

    2,491 followers

    𝐊𝐎𝐒𝐓𝐓 𝐬𝐡ë𝐧𝐨𝐧 𝐬𝐮𝐤𝐬𝐞𝐬 𝐭𝐞 𝐪ë𝐧𝐝𝐫𝐮𝐞𝐬𝐡ë𝐦 𝐧𝐞 𝐓𝐌𝟐 KOSTT vazhdon të operojë me sukses, duke dëshmuar përkushtim të lartë në menaxhimin e burimeve teknike dhe financiare. Përmirësimi i vazhdueshëm i kapacitetit të transmetimit dhe sigurisë së rrjetit, si dhe zbatimi i Marrëveshjes për Kyçje me ENTSO-E, reflektojnë suksesin e strategjive tona afatgjata. Arritjet tona janë rezultat i menaxhimit të kujdesshëm dhe përpjekjeve të vazhdueshme për të ofruar një sistem energjetik të qëndrueshëm dhe të besueshëm për Kosovën. Për më tepër ju lutem vizitoni linkun në vijim👇: https://lnkd.in/eGv6hGza

    • No alternative text description for this image
    • No alternative text description for this image
    • No alternative text description for this image
    • No alternative text description for this image
    • No alternative text description for this image
      +2
  • View organization page for KOSTT, graphic

    2,491 followers

    𝐊𝐮𝐣𝐝𝐞𝐬𝐢 𝐩ë𝐫 𝐬𝐡ë𝐧𝐝𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐩𝐮𝐧𝐨𝐧𝐣ë𝐬𝐞𝐯𝐞 𝐩𝐫𝐢𝐨𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐬𝐨𝐫 𝐩ë𝐫 𝐊𝐎𝐒𝐓𝐓 🎀 Në mbështetje të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit dhe parandalimin e hershëm, KOSTT vazhdon përkushtimin e palëkundur edhe këtë vit përmes një varg aktivitetesh të dedikuara. Qëllimi kryesor është edukimi dhe informimi i stafit dhe komunitetit, duke ofruar mbështetje për rëndësinë jetike të kontrolleve të rregullta mjekësore dhe diagnostikimit të hershëm. Kjo nismë synon jo vetëm të rrisë ndërgjegjësimin, por edhe të kontribuojë në shpëtimin e jetëve përmes veprimeve konkrete dhe të përgjegjshme. 🎀 🎀 Në kuadër të Tetorit Rozë, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT, z. Evetar Zeqiri, ka ndërmarrë hapa konkret për të mbështetur shëndetin e punonjëseve, duke ofruar fleksibilitet në orarin e punës për të mundësuar kryerjen e kontrolleve të domosdoshme shëndetësore. Kjo nismë siguron që të gjitha punonjëset të kenë akses të plotë dhe pa kosto në mamografi, duke e bërë më të lehtë qasjen në kontrollet e rëndësishme për diagnostikim të hershëm dhe parandalim. Ky angazhim i KOSTT reflekton përkushtimin e vazhdueshëm ndaj mirëqenies së stafit. Tetori Rozë 🎀 na kujton fuqishëm gjithë ne, se mbështetja dhe informimi i duhur mund të shpëtojnë jetë. Bashkë, mund të shpëtojmë jetë! 💗

    • No alternative text description for this image
  • View organization page for KOSTT, graphic

    2,491 followers

    🔶𝐍ë𝐧𝐬𝐡𝐤𝐫𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐌𝐚𝐫𝐫ë𝐯𝐞𝐬𝐡𝐣𝐚 𝐞 𝐫𝐞 𝐞 𝐊𝐲ç𝐣𝐞𝐬 𝐝𝐲 𝐯𝐣𝐞ç𝐚𝐫𝐞 𝐊𝐎𝐒𝐓𝐓-𝐄𝐍𝐓𝐒𝐎/𝐄: 𝐄𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐣ë 𝐚𝐫𝐫𝐢𝐭𝐣𝐞 𝐞 𝐫ë𝐧𝐝ë𝐬𝐢𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐭ë 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤ë𝐬 𝐬ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 Pas përballimit të sfidave të shumta dhe përpjekjeve të palodhshme, Kosova shënon edhe një sukses të jashtëzakonshëm me nënshkrimin ✍️e Marrëveshjes së Re për Kyçje midis KOSTT dhe ENTSO-E. Përkundër devijimeve të shkaktuara nga konsumi i energjisë elektrike të pa paguar në komunat veriore ndër vite, KOSTT megjithatë arriti të përmbush të gjitha obligimet e marrëveshjes së mëparshme dhe ka siguruar një të ardhme të ndritshme për sistemin energjetik të Kosovës. Kjo marrëveshje, që shënon një moment shumë të rëndësishëm për vendin, e vendos fuqishëm Republikën e Kosovës në hartën energjetike evropiane si një shtet të pavarur dhe me ndikim. Marrëveshja siguron kontrollin e plotë të KOSTT mbi kufijtë energjetikë⚡ të Kosovës dhe forcon bashkëpunimin strategjik me Shqipërinë për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve energjetike në rajon. Në një kohë kur stabiliteti energjetik është kyç për zhvillimin e shtetit, kjo marrëveshje forcon themelet për një të ardhme energjetike të sigurtë, të pavarur dhe efikase për Kosovën. Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT, z.Evetar Zeqiri, duke theksuar rëndësinë e këtij suksesi, tha: “Nënshkrimi i Marrëveshjes së Re të Kyçjes KOSTT-ENTSO/E përfaqëson një arritje të jashtëzakonshme, jo vetëm për KOSTT, por për mbarë Republikën e Kosovës🇽🇰. Kjo marrëveshje e fuqizon më tej pavarësinë tonë energjetike, duke garantuar furnizim të qëndrueshëm dhe të sigurtë me energji për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ne jemi të vendosur dhe të përkushtuar që jo vetëm të përmbushim të gjitha obligimet e kësaj marrëveshjeje, por të luajmë një rol kyç në sigurimin e stabilitetit energjetik në rajon. Ky është një hap i madh përpara për të ardhmen e energjisë në Kosovë.” Marrëveshja e Re për Kyçje, e cila do të zgjasë deri në vitin 2026, sjell standarde të reja teknike dhe përforcon kapacitetin e Kosovës për të qenë një akter i rëndësishëm në sistemin energjetik të Evropës. Me këtë marrëveshje, Kosova bëhet pjesë integrale e infrastrukturës energjetike evropiane, duke rritur ndikimin dhe sigurinë e saj. KOSTT falënderon institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, kompanitë homologe të ENTSO-E🇪🇺, të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare që kanë mbështetur këtë rrugëtim të rëndësishëm për të ardhmen energjetike të Kosovës.

    • No alternative text description for this image
    • No alternative text description for this image
    • No alternative text description for this image
    • No alternative text description for this image
  • View organization page for KOSTT, graphic

    2,491 followers

    ✨𝐊𝐎𝐒𝐓𝐓 𝐩𝐫𝐨𝐦𝐨𝐭𝐨𝐫 𝐢 𝐁𝐚𝐫𝐚𝐳𝐢𝐬ë 𝐆𝐣𝐢𝐧𝐨𝐫𝐞 Këtë vit, KOSTT ka aprovuar dhe filluar zbatimin e Strategjisë për Barazi Gjinore, Diversitet dhe Gjithëpërfshirje, e cila ka për qëllim krijimin e një mjedisi më gjithëpërfshirës dhe të barabartë🟰. Strategjia synon rritjen e përfaqësimit të grave në pozita udhëheqëse dhe vendimmarrëse, duke promovuar diversitetin dhe përfshirjen e tyre në të gjitha nivelet me fokus të veçantë në fuqizimin e lidershipit të grave. Si pjesë e këtij angazhimi, Kryeshefi Ekzekutiv, z. Evetar Zeqiri, ka nominuar inxh. Diedona Breca për Programin Ndërkombëtar të Lidershipit të Vizitorëve (IVLP), i cili është mbështetur nga Këshilli Amerikan dhe Ambasada e SHBA-së🇺🇸 në Kosovë🇽🇰. Programi IVLP, i sponsorizuar nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së, ka për qëllim ndërtimin e njohurive dhe aftësive në fushat e energjisë së ripërtëritshme♻️ dhe aktivizmit qytetar. Pjesëmarrësit nga e gjithë bota do të kenë mundësinë të mësojnë rreth politikave dhe praktikave të energjisë së ripërtëritshme në SHBA, të krijojnë lidhje me ekspertët dhe të bashkëpunojnë në projekte globale për një të ardhme të qëndrueshme. KOSTT mbetet i përkushtuar në zhvillimin e liderëve të rinj dhe fuqizimin e grave në sektorin e energjisë⚡përmes programeve dhe nismave të tilla, duke kontribuar për një të ardhme më të mirë dhe më të gjelbër për Kosovën. Suksese Diedona!

    • No alternative text description for this image
  • View organization page for KOSTT, graphic

    2,491 followers

    𝐊𝐫𝐲𝐞𝐬𝐡𝐞𝐟𝐢 𝐄𝐤𝐳𝐞𝐤𝐮𝐭𝐢𝐯 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐭𝐨𝐢 𝐞𝐤𝐢𝐩𝐞𝐭 𝐞 𝐊𝐎𝐒𝐓𝐓 𝐠𝐣𝐚𝐭ë 𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐪ë 𝐩𝐨 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐧ë 𝐇𝐢𝐝𝐫𝐨𝐜𝐞𝐧𝐭𝐫𝐚𝐥𝐢𝐧 𝐧ë 𝐔𝐣𝐦𝐚𝐧 Në kuadër të integrimit të plotë energjetik, Kryeshefi Ekzekutiv i #KOSTT, z. Evetar Zeqiri, vizitoi punimet që po zhvillohen nga ekipet e KOSTT për “Instalimin e Sistemeve të reja Matëse 110kV dhe 35 kV në HC Ujmani”. Z. Zeqiri u prit nga Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Ibër Lepenc z. Faruk Mujka, i cili e njoftoi për gjendjen e përgjithshme të HC Ujmani dhe nevojën për bashkëpunim 🤝 në mirëmbajtjen dhe riparimin e stabilimenteve të tensionit të lartë që gjenden në këtë hidrocentral. Pas përfundimit me sukses të integrimit të plotë të Nënstacionit në Vallaç siç parashihet edhe me udhërrëfyesin e energjisë, këto punime konsiderohen të nevojshme për përmirësimin e infrastrukturës energjetike dhe sigurisë së furnizimit në Kosovë. Këto asete janë kyçe për sigurinë e furnizimit me ujë 💧 dhe energji ⚡ , si dhe për funksionimin e termocentraleve kryesore të vendit. Ky projekt po realizohet për herë të parë, dhe do kontribuojë pozitivisht në baza ditore për operimin e sistemit të transmetimit duke siguruar të dhëna në kohë reale në kufirin komercial nga HC Ujmani. Kjo po ashtu përmbush edhe kërkesat teknike të Kodit të Matjes, kërkesë kjo e kahershme e ZRrE-së e cila nuk ka qenë e mundur të arrihet më herët. Gjatë vizitës, z. Zeqiri theksoi rëndësinë e modernizimit të rrjetit dhe investimeve strategjike që kanë për qëllim rritjen e kapaciteteve operacionale të KOSTT, duke përfshirë përmirësimin e menaxhimit të aseteve kryesore si nënstacioni i Vallaçit dhe Ujmani. Ky përmirësim, së bashku me integrimin e punëtorëve 👷♂️ nga ky nënstacion, kontribuon në forcimin e sigurisë së furnizimit dhe qëndrueshmërisë ♻ së energjisë për vendin. KOSTT mbetet i përkushtuar ndaj përmirësimit të rrjetit të energjisë, duke përfshirë projekte që rrisin kapacitetet e rrjetit dhe fuqizojnë furnizimin e qëndrueshëm me energji për të gjithë vendin duke plotësuar kriteret teknike të sigurisë së furnizimit N-1 me energji elektrike një parakusht i rëndësishëm për vazhdimin e Marrëveshjes së Re për Kyçje mes KOSTT dhe ENTSO-E, e cila pritet të arrihet së shpejti.

    • No alternative text description for this image
    • No alternative text description for this image
    • No alternative text description for this image
    • No alternative text description for this image
    • No alternative text description for this image
      +9
  • View organization page for KOSTT, graphic

    2,491 followers

    𝐊𝐫𝐲𝐞𝐬𝐡𝐞𝐟𝐢 𝐄𝐤𝐳𝐞𝐤𝐮𝐭𝐢𝐯 𝐙. 𝐄𝐯𝐞𝐭𝐚𝐫 𝐙𝐞𝐪𝐢𝐫𝐢 𝐩𝐣𝐞𝐬ë𝐦𝐚𝐫𝐫ë𝐬 𝐧ë 𝐩𝐚𝐧𝐞𝐥𝐢𝐧 𝐞 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜ë𝐬 𝐬ë 𝐉𝐚𝐯ë𝐬 𝐬ë 𝐙𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝐐ë𝐧𝐝𝐫𝐮𝐞𝐬𝐡ë𝐦 𝐧ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë Në kuadër të edicionit të shtatë të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë (KSDW 2024 - Kosovo Sustainable Development Week) 🌍, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT, Z. Evetar Zeqiri , Ministrja e Ekonomisë, znj. Artane Rizvanolli dhe përfaqësues të Sekretariatit të Energjisë ⚡, morën pjesë në të njëjtin panel ku u diskutuan çështje kyçe për të ardhmen e energjisë në Kosovë dhe rajon. Tema e diskutimit, "Tranzicioni Energjetik në Ballkanin Perëndimor," trajtoi sfidat dhe mundësitë me të cilat përballen vendet e rajonit në përpjekjet e tyre për të kaluar nga burimet tradicionale të energjisë drejt burimeve të ripërtëritshme dhe më të qëndrueshme🔋. Gjatë panelit, Z. Zeqiri ndau vizionin e tij për rolin strategjik të KOSTT në këtë tranzicion, duke vënë theksin në nevojën për modernizimin e infrastrukturës energjetike dhe integrimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë në sistemin energjetik të Kosovës. Ai diskutoi për rëndësinë e përpjekjeve të vazhdueshme të KOSTT për të siguruar një sistem të qëndrueshëm dhe të besueshëm të transmisionit, i cili do të përmbushë kërkesat e rritura për energji të pastër dhe të qëndrueshme 🌱. “Nuk mund të ketë siguri energjetike pa investuar sot në energjinë e pastër ⚡ dhe teknologjitë e qëndrueshme. KOSTT është i vendosur të udhëheqë këtë tranzicion dhe të sigurojë që Kosova të jetë pjesë aktive e zhvillimeve globale drejt një sistemi energjetik të qëndrueshëm,” theksoi Z. Zeqiri, duke vënë në pah domosdoshmërinë e veprimeve për të përballuar sfidat kritike të ndryshimeve klimatike . Integrimi i burimeve të ripërtëritshme të energjisë jo vetëm që kontribuon në një furnizim më të qëndrueshëm dhe të pastër, por gjithashtu ndikon drejtpërdrejt në përmbushjen e standardeve teknike të sigurisë të kërkuara nga doracaku i ENTSO-E 📘.

    • No alternative text description for this image
    • No alternative text description for this image
    • No alternative text description for this image
  • View organization page for KOSTT, graphic

    2,491 followers

    𝐓𝐚𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐧𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭 𝐊𝐫𝐲𝐞𝐬𝐡𝐞𝐟𝐢𝐭 𝐄𝐤𝐳𝐞𝐤𝐮𝐭𝐢𝐯 𝐭ë 𝐊𝐎𝐒𝐓𝐓 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐫𝐲𝐞𝐭𝐚𝐫𝐢𝐭 𝐭ë 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧ë𝐬 𝐬ë 𝐌𝐚𝐥𝐢𝐬𝐡𝐞𝐯ë𝐬- 𝐍𝐣ë 𝐡𝐚𝐩 𝐩ë𝐫𝐩𝐚𝐫𝐚 𝐩ë𝐫 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐫𝐚𝐣𝐨𝐧𝐚𝐥 Kryeshefi Ekzekutiv i #KOSTT, z. Evetar Zeqiri, u prit nga Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati. Gjatë këtij takimi të frytshëm, ata diskutuan me entuziazëm mbi avancimin e procedurave dhe përgatitjeve për ndërtimin e Nënstacionit të ri në Malishevë. Gjatë vizitës në zonën e planifikuar për ndërtimin e Nënstacionit 220/35/10(20)kV, z. Zeqiri theksoi rëndësinë e këtij projekti për forcimin dhe përmirësimin e rrjetit të transmetimit të energjisë. Ai gjithashtu nënvizoi se ndërtimi i këtij nënstacioni do të krijojë mundësi për zhvillim ekonomik lokal dhe do të kontribuojë në integrimin dhe operimin e sigurt të burimeve të ripërtërishme të energjisë në këtë rajon, duke qenë kështu në përputhje me objektivat afatgjata të politikave energjetike të vendit. Ky projekt me një investim prej 6.8 milion Eurosh do të garantojë një furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike për Rajonin e Malishevës, duke mbështetur zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të këtij rajoni dhe të Republikës së Kosovës në tërësi. Po ashtu, ndërtimi i nënstacionit do të përmirësojë kapacitetet transmetuese, do të ulë energjinë e padërguar te konsumatorët dhe do të optimizojë proceset e mirëmbajtjes së linjave transmetuese. Në këtë mënyrë, do të plotësohen kriteret teknike të sigurisë së furnizimit N-1, një parakusht i rëndësishëm për vazhdimin e Marrëveshjes së Re për Kyçje mes KOSTT dhe ENTSO-E, e cila pritet të arrihet së shpejti. Ky projekt i rëndësishëm përbën një hap të rëndësishëm përpara në sigurimin e energjisë dhe përmirësimin e kushteve për zhvillim në rajonin e Malishevës dhe më gjerë.

    • No alternative text description for this image
    • No alternative text description for this image
    • No alternative text description for this image
    • No alternative text description for this image
  • View organization page for KOSTT, graphic

    2,491 followers

    𝐏𝐚𝐫𝐭𝐧𝐞𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐦𝐞 𝐦𝐢𝐪𝐭 𝐭𝐚𝐧ë 𝐭ë 𝐒𝐡𝐭𝐞𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐭ë 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐭ë 𝐀𝐦𝐞𝐫𝐢𝐤ë𝐬 𝐢 𝐩𝐚𝐥ë𝐤𝐮𝐧𝐝𝐮𝐫 Në funksion të integrimit të mëtutjeshëm të Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike #KOSTT Sh.A, Agjensioni Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar #USAID dhe #TetraTech, zhvilluan një takim për të reflektuar për bashkëpunimin 🇽🇰🤝🇺🇸 e deritanishëm dhe hapat e ardhshëm për vazhdimin e avancimit të sektorit energjetik të Kosovës. 💡Në fokus të diskutimeve ishin sukseset e deritanishme të vitit fiskal si dhe planet për bashkëpunim për vitin e ardhshëm. Gjatë takimit, Kryeshefi Ekzekutiv z. Evetar Zeqiri, theksoi se USAID ka pasur rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në hartimin e politikave të energjisë⚡️ dhe formësimin e të gjithë sektorit, ‘’Vlerësoj lartë partneritetin të cilin e kemi ndërtuar ndër vite me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbështetja e vazhdueshme në procese të rëndësishme për KOSTT, mbetet e rëndësisë së veçantë për përparimin e sektorit’’ u shpreh z. Zeqiri. Gjatë këtij takimi u nënvizuan disa nga aktivitetet kryesore të përbashkëta të zhvilluara me projektin ESA si ➡Rishikimi i Rregullave të reja të tregut dhe Dizajni i Tregut të miratuara gjatë vitit 2023 ➡Përfundimi i Studimit të Integrimit të Sistemit Elektroenergjetik në Kosovë (SIS) ➡Raporti për themelimin e Agjentit të Administrimit të Njehsorëve (AAM) në KOSTT ➡Kodi i praktikës së OST për projektin e ruajtjes së baterisë ➡Programi i punës praktike New Energy #KOSTT falenderon të gjithë partnerët ndërkombëtarë dhe vendorë për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme. Së bashku do të vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme më të qëndrueshme🍃 për sektorin e energjisë elektrike në Kosovë!

    • No alternative text description for this image
    • No alternative text description for this image
    • No alternative text description for this image
    • No alternative text description for this image

Similar pages