Hitman 2: Silent Assassin
Hitman 2: Silent Assassin është loja e dyte ne serine e lojërave Hitman e krijuar nga IO Interaktive e mundshme për tu luajtur ne Playstation 2, X-box, PC, Wii etj. Muzikën për Hitman 2: Silent Assassin e kompozoi Jesper Kyd.
Tregimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Personazhi kryesor është Agjenti 47 i cili i penduar për vrasjet qe ka bere ne te shkuarën e tij tashme kërkon te gjeje paqe ne një kishe ne Sicili ku gjendet ne shoqërinë e një prifti (At Vittorio) i cili i jep këshilla te vazhdueshme për te vazhduar rrugën e mire qe kishte nisur. Rikthimi i tij ne "pune" ndodh kur një bos mafie nga Rusia ne bashkëpunim me mafien siciliane rrëmben at Vittorion i cili mbahet mbyllur ne një bodrum ne vilen e mafiozit sicilian Giuseppe Giulliani, gjë qe ndodh menjehere pas rrëfimit te agjentit 47 tek prifti. Tashme jeta e qete merr fund, shperblimi prej 500.000 mije kollaresh qe i kërkojnë ne shkëmbim te priftit është i papërballueshëm.
Është koha te kthej pas te shkuarën - thotë agjenti 47 i cili shkon tek streha e tij pranë kishës qe te beje gati pajisjet qe i nevojiten për te ndërmarre aksionin e pare vrasës qe nga koha e tërheqjes nga puna. Ai kontakton nëpërmjet laptopit me agjencinë e tij, ku spikere si gjithmonë është Diana, e cila shprehet e lumtur për shfaqjen e tij, dhe i jep udhëzimet e nevojshme ne këmbim qe agjenti 47 te kryente një eliminim ne Shën Peterburg për llogari te agjencisë se tij. Kontrata tashme është gati, Agjenti 47 është gati për sulm ne misionin e pare te lojës "Anathema" ku profesionalisht eleminon don Giullianin dhe shkon te kërkoje at Vittotion i cili vetëm pak ore me pare ishte dërguar ne formën e pengut ne Rusi ku mbahej i mbyllur ne një vend prej Sergei Zavorotko, personazhit antagonist te pjesës i cili behet shkas i rikthimit te 47. Pas atentatit te suksesshëm ne Shën Peterburg 47 vazhdon serine e eliminimeve me pagese ne favor te klientit te agjencisë, Zavorotko, i cili shprehet i habitur nga aftësitë prej vrasësi gjakftohte te 47.