iute Albania

iute Albania

Financial Services

Tirane, Albania 2,844 followers

Ne krijojmë përvojën e jashtëzakonshme në financat personale, duke tejkaluar pritshmëritë e klientëve.

About us

iute Albania Sh.A. është pjesë e kompanisë ndërkombëtare iute Group Europe, me qëndër në Tallin, Estoni, lider në industrinë fintech dhe në ofrimin e kredive të shpejta konsumatore pa kolateral, me aktivitet biznesi në Moldavi, Maqedoni të Veriut, Bullgari dhe Shqipëri. iute Albania është një institucion financiar i licensuar nga Banka e Shqipërisë në vitin 2015. Si e tillë, ajo operon një politikë kredie të përgjegjshme që përfshin vlerësim të rrezikut të kredisë, kushte të qarta dhe transparente pa tarifa të fshehura dhe shërbim të shpejtë e komod ndaj klientit gjatë gjithë procesit. Misioni ynë është krijimi i përvojës së jashtëzakonshme në financat personale duke tejkaluar pritshmëritë e klientit. Vlerat tona janë: Komoditeti. Shpejtësia. Humanizmi. ✅ Ne ofrojme kredinë më komode falë opsioneve tona fleksibël! Kreditë që ne ofrojmë mund të jenë per nevoja konsumi konsumatore ose blerje produktesh me këste, për një periudhë nga 1 deri në 48 muaj, në një shumë në përputhje me të ardhurat, pagesën e dëshiruar mujore dhe kreditueshmërinë e klientit. ✅Ne ofrojmë kredinë më të shpejtë! Falë aplikacionit Myiute jemi të disponueshëm 24/7 për klientët tanë. Myiute është një shërbim inovativ që mundëson trajtim të përshtatshëm, të shpejtë dhe të sigurt të fondeve personale të ofruara nga ne 24/7. Me Myiute, ju mund të aplikoni për një kredi, të nënshkruani një kontratë dhe më pas të monitoroni dhe menaxhoni kredinë tuaj në çdo kohë. ✅Ne jemi njerëzorë! Ne e vlerësojmë kontaktin e drejpërdrejtë me klientët, ndaj ofrojmë aplikimin dhe nënshkrimin e kredisë edhe në zyrë. Sipas dëshirës së tyre, klientët tanë mund të aplikojnë për një kredi në çdo zyrë fizike tonën ose pranë partnerëve tanë. Konsulentët tanë punojnë në çdo ditë të javës.

Website
https://iute.al/
Industry
Financial Services
Company size
51-200 employees
Headquarters
Tirane, Albania
Type
Privately Held
Founded
2014
Specialties
fast loan, consumer loan, pay over time services, and online loans

Locations

Employees at iute Albania

Updates

  • View organization page for iute Albania, graphic

    2,844 followers

    Media prestigjoze Financial Times përshkruan rritjen e Iute Group! 📈 Në një raport të ndërtuar nga Financial Times në bashkëpunim me platformën gjermane të të dhënave Statista, Iute Group qëndron në vendin e 49-të nga 300 kompanitë që kanë njohur rritjen më të madhe në dekadën e fundit në Evropë. Në deklaratën e tij, CEO i Iute Group, Tarmo Sild nënvizon rëndësinë e këtij lajmi: "Misioni ynë në iute është të forcojmë klientët tanë në Ballkan, financiarisht dhe digjitalisht. Nëse kemi sukses në këtë, ne do të mbajmë rritjen tonë në vitet e ardhshme. Këtu ka potencial të rëndësishëm për zhvillime të mëtejshme.”

    iute Group njihet si kampion i rritjes afatgjatë nga Financial Times

    iute Group njihet si kampion i rritjes afatgjatë nga Financial Times

    tvklan.al

  • View organization page for iute Albania, graphic

    2,844 followers

    Aksesi në të dhënat e qytetarëve shqiptarë nëpërmjet platformës e-Albania, me pëlqimin e qytetarëve shqiptarë, është një hap thelbësor për digjitalizimin e proceseve të shumë institucioneve financiare #fintech dhe jo vetëm, që do të sillte vlerë të shtuar për eksperiencën e klientit fundor në sistemin financiar. Të ftojmë të dëgjosh bashkëbisedimin e plotë mes CEO të iute, z. Akan Ajdini dhe gazetarit të mirënjohur Ersuin Shehu.

  • View organization page for iute Albania, graphic

    2,844 followers

    Ke dëgjuar për super-bashkëpunimin iute-Digicom? 👨🏻💻 Esjona Guri, Menaxhere e Departamentit Marketing në Digicom Albania, tregon më shumë për bashkëpunimin më "high-tech" në treg. Digicom është një nga kompanitë lider në industrinë e shërbimit të internetit dhe njihet për qasjen mjaft inovative që ka në treg. Me dëshirën e mirë për të sjellë risi për klientët e saj, Digicom prezantoi për publikun metodën më inovative të pagesës në tregun shqiptar: “Paguaj për shërbimet” me Myiute. Në këtë mënyrë, çdo klient i Digicom që vlerëson fleksibilitetin dhe komoditetin, mund të paguajë nga rehatia e shtëpisë duke përdorur portofolin digjital Myiute dhe të përfitojë nga oferta, duke marrë 800 lekë cashback pas pagesës së faturës së internetit. Nuk ka radhë, nuk ka letër, nuk ka kohë të humbur: çdo gjë është digjitale!

  • View organization page for iute Albania, graphic

    2,844 followers

    Nga një panair në tjetrin, Klik Ekspo Group Tirana International Fair, ishte një mundësi e shkëlqyer për të prezantuar platformat tona inovative #fintech përpara bizneseve shqiptare e të huaja e për të zgjeruar rrjetin tonë të partnerëve. Duke folur për digjitalizimin dhe inovacionin, dhjetëra sipërmarrës u njohën me aplikacionin Myiute 📱 dhe të gjitha funksionet e tij, që i shërbejnë bizneseve për t’i ofruar klientëve të tyre zgjidhje të zgjuara financiare. Më shumë mënyra për tu financuar, më shumë metoda pagese, më shumë kontroll mbi financat personale! 👨🏻💻

  • View organization page for iute Albania, graphic

    2,844 followers

    Dje, në ambientet e Tirana Business University College, u organizua Panairi i parë i Karrierës, ku qindra studentë patën mundësinë të takoheshin me përfaqësuesit e dhjetëra bizneseve dhe organizatave të ndryshme, duke përfshirë edhe kompaninë tonë, përfaqësuese e industrisë fintech në Shqipëri. Ky takim i drejtpërdrejtë me bizneset u ofroi studentëve një lidhje të afërt me botën e sipërmarrjes, duke u njohur me ofertat tona dhe duke u dhënë mundësinë për të hedhur hapat e parë të rëndësishëm në karrierën e tyre universitare.

    • No alternative text description for this image
    • No alternative text description for this image
    • No alternative text description for this image
    • No alternative text description for this image
    • No alternative text description for this image
  • View organization page for iute Albania, graphic

    2,844 followers

    Dita e djeshme ishte një mundësi e shkëlqyer për të folur për #fintech! 🚀 Në një leksion të hapur në ambjentet e Western Balkans University, CEO i iute, Z. Akan Ajdini, foli përpara dhjetëra studentëve të Fakultetit të Ekonomisë, Teknologjisë dhe Inovacionit për mënyrën se si industria #fintech do të ndryshojë të ardhmen e financave personale - një temë që ngjall mjaft interes edhe te të rinjtë, që janë ata që po kërkojnë një qasje të re.

    • No alternative text description for this image
    • No alternative text description for this image
    • No alternative text description for this image
    • No alternative text description for this image
    • No alternative text description for this image

Similar pages