Logical Albania
Software Development
Logical ju ofron bizneseve zgjidhje & programe të fiskalizuara për më të mirë të proceseve të punës.
About us
- Website
-
http://www.logic.al
External link for Logical Albania
- Industry
- Software Development
- Company size
- 11-50 employees
- Headquarters
- Tirana
- Type
- Partnership
- Founded
- 2012
- Specialties
- applications, android applications, management programs, and software development
Locations
-
Primary
Tish Daija st. | Kompleksi Haxhia
sh. 6 | kati 6 | ap. 6 | postal code 1019
Tirana, AL
Employees at Logical Albania
Updates
-
Nëse keni në menaxhim një biznes, dhe keni dashur të implementoni një "tool" apo një sistem të ri teknologjik, a ju ka ndodhur të hasni rezistencë? Cili ka qenë roli që u ka rezistuar më shumë ndryshimeve teknologjike?
This content isn’t available here
Access this content and more in the LinkedIn app
-
A po humbisni mundësi për të përmirësuar operacionet e kuzhinës tuaj? Sipas studimeve, 60% e restoranteve që nuk përdorin teknologji të avancuar raportojnë vonesa dhe gabime në përpunimin e porosive. KDS (Kitchen Display System) është një sistem që ndihmon në menaxhimin e porosive në kuzhinë, duke zëvendësuar biletat e printuara me ekrane digjitale. Ai rrit efikasitetin duke shfaqur porositë në kohë reale, monitoron kohën e përgatitjes së ushqimit dhe optimizon komunikimin brenda stafit të kuzhinës. Me KDS, mund të shmangni gabimet, të përshpejtoni proceset dhe të përmirësoni përvojën e klientëve. Një nga klientët tanë, pronari i një restoranti të njohur, thotë: "Përdorimi i KDS ka ndryshuar totalisht mënyrën se si operojmë. Koha e përgatitjes është shumë më e shpejtë, gabimet janë minimale dhe klientët janë më të kënaqur. Kjo ka ndihmuar për të rritur efikasitetin dhe për të ulur kostot." Për një seancë falas demo dhe konsultuese, kontaktoni në numrin +355067 2000178 dhe zbuloni se si mund të transformoni kuzhinën tuaj!
-
Kur punon në një kompani ku CEO-ja ka këtë mentalitet (shkëputur nga komentet e një postimi në LinkedIn). Faleminderit Gentian Gjiknuri që di të respektosh hapësirat njerëzore në një vend pune dhe keni ndërtuar një kompani që nuk ka nevojë për mirkomenaxhim që të funksionojë dhe i bën njerëzit komod në hapësirat e tyre. Ndoshta kjo është arsyeja pse në Logical Albania lëvizshmëria e stafit është shumë më e ulët se mesatarja e industrisë. Madje, kemi shumë raste ku punonjësit që largohen, më pas zgjedhin të rikthehen.
-
-
Logical po kërkon Menaxher/e Shitjesh Të interesuarit mund të gjejnë më shumë informacione tek https://lnkd.in/gHtBXU8, dhe mund të dërgojnë #CV-në e tyre tek adresa e email: hr@logic.al Bashkohu me ekipin e #Logical! #logicalalbania #logivlog #teknologii #ekipilogical #efikasitet #programe #menaxhershitjesh
-
Produktiviteti në zyrë fillon me...komunikim të qartë! Ose me një letër ngjitur pas karriges. 🤣 #logicalalbania #logivlog #jetanëzyrë #humor #teknologji #ekipilogical #efikasitet #programe #inovacion
-
Gëzuar festën e lashtë të Ditës së Verës, një traditë shqiptare që e ruajmë dhe e përcjellim brez pas brezi, që nga kohët e lashta përpara se fetë të lindnin. Kjo festë është një simbol i ripërtëritjes, gëzimit dhe harmonisë me natyrën. Urojmë që në jetën tuaj të mbizotërojë gjithmonë pranvera, dielli dhe energjia e së mirës!
-
-
Këtë vit vendosëm që të festonim ndryshe, duke organizuar një "Girls Night", në të cilën u kënaqëm shumë dhe u socializuam me njëra-tjetrën. ✨ Zgjodhëm një vilë të bukur ku krijuam një atmosferë të ngrohtë dhe plot energji pozitive. Nga momentet e gatimit së bashku, që u shndërruan në një eksperiencë plot të qeshura, te lojërat argëtuese që na afruan edhe më shumë, çdo detaj e bëri këtë natë të paharrueshme. Të tilla festa na ndihmojnë të njohim koleget tona përtej rolit të tyre në punë – si individë të lirë, të hapura dhe pa komplekse. Është e bukur të shohësh se përveçse bashkëpunojmë çdo ditë, mund të ndajmë edhe momente të bukura që na lidhin më shumë. Një festë ndryshe, një kujtim i bukur!❤️
-
Këtë vit kemi zgjedhur që 8 Marsin ta uroje Gentian Gjiknuri, një prej themeluesve të Logical. Me shumë krenari themi që kompania jonë ka ruajtur gjithmonë një balancë shumë të shëndetshme mes vajzave dhe djemve, gjë që i ka dhënë ngjyra dhe dinjitet përditshmërisë sonë. Nuk është thjesht një çështje numrash, por një kulturë e ndërtuar mbi respektin, mundësitë e barabarta dhe fuqizimin e talenteve, pavarësisht gjinisë. Sot, në këtë ditë të rëndësishme, duam të shprehim mirënjohjen tonë për çdo grua që ka qenë dhe është pjesë e Logical – për përkushtimin, profesionalizmin dhe energjinë që sjellni çdo ditë. Ju jeni shtylla e suksesit tonë dhe një frymëzim për të gjithë. Gëzuar 8 Marsin! Le të vazhdojmë të ndërtojmë së bashku një ambient ku talenti dhe pasioni janë gjithmonë në qendër.